Ministri i Drejtësisë Toni Gogu takon Erion Veliajn në burg, avokati: I kërkuan dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka takuar të premten, më 30 tetor, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim. Takimi është konfirmuar nga avokati i Veliajt, Plarent Ndreca.
Ky i fundit pretendon se gjatë takimit Veliajt i është kërkuar të japë dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Deri më tani, nuk ka detaje të tjera mbi përmbajtjen e bisedës mes ministrit dhe kryebashkiakut.
Ndërkohë, më 28 tetor, Erion Veliaj u transferua nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit. Pas këtij transferimi, ai reagoi duke pretenduar se nuk ishte njohur me aktin zyrtar dhe arsyet ligjore që qëndronin pas vendimit për ndryshimin e institucionit ku mbahet në paraburgim.
/vizionplus.tv




