
Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi ka tërhequr vëmendjen me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ku ka zgjedhur të flasë për një prej cilësive që duket se e vlerëson më shumë te njerëzit: mirënjohjen. Me një fjali të shkurtër, artistja ka përcjellë një qëndrim të prerë ndaj atyre që nuk dinë të vlerësojnë atë që të tjerët bëjnë për ta.
Artistja ka zgjedhur të ndajë një shprehje të fortë për mosmirënjohjen, duke shkruar: “Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh i karakterit!!!”.

Edhe pse mesazhi i saj është mjaft domethënës, Leonora nuk ka dhënë asnjë shpjegim shtesë dhe nuk ka përmendur emra konkretë, duke lënë të hapur pikëpyetjen nëse bëhet fjalë për një situatë personale apo një reflektim të përgjithshëm.
Mesazhi i këngëtares ka tërhequr vëmendjen edhe për mënyrën e drejtpërdrejtë se si është formuluar, duke lënë hapësirë për interpretime mbi arsyen që e ka shtyrë ta ndajë këtë mendim me ndjekësit.
Megjithatë, me këtë reagim, këngëtarja ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut. Postimi ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të ndajë detaje të tjera dhe do të zbulojë se çfarë e ka shtyrë të publikojë këtë mesazh.
