Një avion "Learjet" u rrëzua të dielën në një lagje në jug të Floridës, disa km larg rezidencës së Presidentit amerikan Donald Trump, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave që ndodheshin në bord, njoftuan zyrtarët. Disa pamje të postuara në rrjetet sociale, shfaqin avionin teksa bie pothuajse vertikalisht dhe përplasej me shpejtësi të madhe në tokë, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri dhe një krater të përfshirë nga flakët pranë një rruge. "Rrëzimi i avionit në Palm Beach, Florida, është një tragjedi e tmerrshme," deklaroi Sekretari i Transportit, Sean Duffy, duke konfirmuar se të nëntë personat në bord humbën jetën. Duffy bëri të ditur se avioni, një "Learjet 60", ishte nisur nga Austin-i, në Teksas, me destinacion Bahamasin. Aksidenti ndodhi pranë Crest-haven, një lagje në qarkun Palm Beach, e cila ndodhet më pak se 11 kilometra larg rezidencës së Trumpit, "Mar-a-Lago".