• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

by A R
02/11/2026 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama në deklaratë për mediat me ministren për Administratën Publike Adea Pirdeni prezantuan sot më 2 nëntor një plan të ri transformimi dhe vlerësimi mbi shkallën e meritës së administratës në raport me shërbimin ndaj qytetarëve.

Rama në fjalën e tij deklaroi se nuk ka pasur fillimisht besim tek administrata e Shqipërisë, por se ka gjetur brenda saj njerëz me aftësi të jashtëzakonshme. Sipas tij, këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Brukseli. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria do të ketë një administratë të denjë për një vend anëtar të BE-së.

“Kam pasur rezerva për administratën e Shqiëprisë, nëse do të përballonte dot negociatat me BE-në. Dyshimet e mia ishin nëse administrata jonë e kishte përgatitjen e duhur për të ndjekur negociatat. Është konfirmuar nga Brukseli se administrata shqiptare ka njerëz që përballen me komisionerët e BE-së me dinjitet. Ka njerëz që janë të përkushtuar ndaj Shqipërisë europiane. Është një potencial i tërë profesional, që ekziston brenda vendit dhe ne duhet ta vlerësojmë me shumë kujdes. Nuk është fjala vetëm për teknicienë, por flitet për ata që po formësojnë një administratë, e cila do jetë e një shteti anëtar të Bashkimit Europian”, tha Rama.

Më tej, deklaroi se do të zhvillohet një provim kombëtar për të gjithë të punësuarit në administratë. Rama vlerësoi se shteti po krijon të gjitha mundësitë, që vendi të mund të ketë një administratë moderne për kohën. Po ashtu, tha se në fokus do të jetë fakti që njerëzit në administratë të mos ndihen më të demotivuar, por gjithçka të vendoset në bazë të meritës.

“Ne shkallën e meritës do e vendosim në qendër të politikës sonë dhe do jetë në fokus të Ministrisë së Administratës. Në sektorin publik paga mesatare është rreth 1100 euro. Kemi bërë investime të mëdha, që administrata të jetë në ambiente më të mira. Meritën e dëgjojmë shpesh se mungon. Dëgjohet shpesh se njeriu nuk vlerësohet sipas meritës. Ta dëgjosh këtë është e rëndësishme, edhe pse jo e gjitha nuk është as e zezë dhe as e bardhë, ka shumë nuanca. Dallimi do të bëhet në mënyrë sistematike. Këtë aftësi të disa individëve për të dhuruar më shumë duhet ta kuptojë sistemi dhe jo individi që është mbi ty. Do ketë një testim kombëtar për të testuar aftësitë e personave që punojnë në administratë. Ata që e kalojnë me sukses, do të marrin certifikatë, që krijon bazë të mirë për të ardhmen. Ne do vendosim në dispozicion derën e përparimit në bazë të meritës. Aftësia është e vetmja cilësi që do të bëjë të mund të ngjitesh në karrierë. Ne do të shikojmë ato vende në administratë, ku vërtetë punohet dhe ku ka probleme, duke i përmirësuar ato. Llogaridhënia duhet të jetë pjesë e përditshme e vlerësimit të punës së personave që punojnë në administrate”, u shpreh kreu i qeverisë.

Po ashtu, theksoi se do të ketë një regjistër kombëtar, ku çdokush që ka aspirata të mund të ngarkojë dokumentet personale. Në këtë regjistër, do të prezantohen konkurset, ku personat që kanë aplikuar të mund të marrin pjesë. Vuri në dukje edhe se Inteligjenca Artificiale do të ndihmojë në gjetjen e pikave të dobëta, që kanë nevojë për përmirësim.

“Kushdo që dëshiron të konkurrojë, mund ta bëjë këtë gjë. Çdokush mund të ngarkojë dokumentet e tij dhe mund të informohen për mundësitë e konkurseve për punët në administratë. Do zhvillojmë konkurse shumë më të besueshme. Duam që të shikojmë se ku sistemi funksionon dhe ku ka probleme, ku duhet që të ndërhyjmë. Kujtoj se në kohën e shkuar, merita nuk ekzistonte asgjëkundi. Inteligjenca Artificiale do na ndihmojë që të gjejmë problemet që ekzistojnë. Falë AI, çdo promovim dhe largim do jetë transparent. Brenda natës nuk bëhet ndryshimi radikal, por do të vijë në mënyrë graduale. Jam optimist, sepse jemi në një fazë të pakthyeshme. Ne po ndërtojmë një administratë europiane, që duhet t’ju shërbejë më mirë shqiptarëve sot dhe do jetë edhe e denjë për Shqipërinë europiane nesër”, përmbylli kryeministri Rama.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

November 2, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

November 2, 2026
Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

November 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In