E hënë, 2 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA/ Nëna dënohet me 7 burgime të përjetshme, lejoi bashkëshortin të abuzonte me vajzën 11-vjeçare dhe e la shtatzënë

Një 34-vjeçare në Oklahoma të SHBA-së është dënuar me shtatë burgime të përjetshme, pasi u shpall fajtore për mosmbrojtjen e vajzës së saj 11-vjeçare nga abuzimi seksual i bashkëshortit.

Sipas autoriteteve, ajo kishte dijeni për abuzimin, por nuk ndërhyri për ta ndaluar atë. Rasti mori përmasa edhe më të rënda pasi e mitura solli në jetë një foshnjë në banesën e familjes, pa asnjë ndihmë mjekësore.

Ngjarja u zbulua më 16 gusht 2025, kur vajza u dërgua në spital pas lindjes. Nëna, Sherry Walker, dhe bashkëshorti i saj, Dustin Walker, fillimisht pretenduan se nuk e dinin që 11-vjeçarja ishte shtatzënë. Megjithatë, analizat e ADN-së konfirmuan se babai biologjik i foshnjës ishte njerku i saj.

Walker u shpall fajtore për të shtatë akuzat penale më 17 korrik 2026, përfshirë një akuzë për abuzim seksual ndaj një të miture dhe gjashtë akuza për neglizhencë të fëmijës. Dënimi me shtatë burgime të përjetshme u dha nga një gjykatë e Qarkut Muskogee.

Reklamë

Rasti përfshin edhe gjyshen e fëmijës, Michelle Justus , e cila u përball me akuza, pasi prokurorët pretenduan se ajo e dinte që abuzimi seksual po ndodhte në shtëpi dhe nuk ndërhyri për ta parandaluar atë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.