Revolta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës vijon edhe në ditën e 21-të, me të rinjtë që kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës për të kërkuar largimin e kryeministrit.
Studentë nga fakultete të ndryshme kanë marshuar në disa akse të kryeqytetit, duke lënë auditorët dhe duke iu bashkuar protestës kombëtare.
Marshimet janë bashkuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga ku studentët janë pozicionuar te Kryeministria.













