Projektbuxheti dhe paketa fiskale, Ibrahimaj: Lehtësojmë TVSH-në e ushqimeve për t’u ardhur në ndihmë familjeve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e ftuar në “Now” me Thimi Samarxhiun, shpjegoi projektbuxhetin dhe paketën fiskale, duke u ndalur te ndryshimet në TVSH-në e produkteve ushqimore.
Ibrahimaj tha se synimi i qeverisë është të lehtësojë shpenzimet e konsumatorëve dhe familjeve përmes uljes së TVSH-së për ushqimet.
“Ne synojmë që të lehtësojmë shpenzimet e konsumatorëve, të familjeve, duke lehtësuar TVSH-në e ushqimeve. Nga ana tjetër, bëmë një rritje të ulët, e cila në totalin e shpenzimeve të një familjeje shqiptare ka një ndikim shumë më të vogël sesa ulja e madhe që bëmë te ushqimet.
Në vlerë nominale, reduktimi i TVSH-së për çmimet e shportës është 12,8 miliardë lekë. Ndonëse numri i produkteve që prek rritja e TVSH-së me 1 pikë përqindjeje është shumë më i madh, vlera e mbledhur për këto produkte në të ardhurat e buxhetit të shtetit është më e ulët sesa vlera që nuk do të mblidhet nga TVSH-ja e ushqimeve. Ajo që është më e rëndësishme është se ne kemi menduar për këtë mekanizëm rishpërndarjeje. Kostoja totale që do të vijë e ulur nga reduktimi i TVSH-së së ushqimeve për familjet shqiptare, duke marrë parasysh se produktet e shportës, ushqimet dhe pijet, zënë rreth 39% të produkteve të shportës, ky reduktim prej 11,7 pikë përqindjeje i TVSH-së do të sjellë një përfitim më të madh për familjet shqiptare sesa rritja me 1 pikë përqindjeje, nga 20% në 21%. Për familjet me të ardhura më të ulëta, ku pesha e ushqimeve është më e madhe sesa për një familje me të ardhura mesatare, ky ndikim do të jetë më i madh”, tha Ibrahimaj.
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, Malaj prezanton paketën e mbështetjes për pensionistët dhe familjet
Këmbimi valutor 2 nëntor/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria planifikon Eurobond rekord në 2027, 690 milionë euro borxh
- 14:16 “SMS mashtruese në emër të bankave”, Policia e Shtetit: Mos klikoni, synojnë të vjedhin paratë
- 14:15 Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve
- 13:43 Reforma “Shkalla e Meritës”, Rama: Krijohet Ministria e Administratës Publike
- 13:43 Grabitja, reagon Raiffeisen Bank: Nuk ka të lënduar! Siguria, prioriteti ynë
- 13:42 Rama: Punësimi në administratë përmes testimit kombëtar, si merret certifikata 4-vjeçare
- 13:38 Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona