E hënë, 2 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“SPAK amnistoi krimet zgjedhore”, Berisha flet edhe për thirrjet e protestuesve kundër tij: Unë jam tmerri i narkoregjimit   

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga SPAK ku shleu detyrimin për tu paraqitur e akuzoi këtë institucion se ka amnistuar krimet elektorale në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Pas caktimit të datës së vendoreve në 9 maj, Berisha u shpreh se votën do ta mbrojnë vetë.

“Ky seksion i PS kryen krim të rëndë kushtetues kur nuk heton krimin elektoral dhe e amniston atë. Partia Demokratike u tha shqiptarëve se ajo do mbrojë votën. Dhe e vërteta është, siç e keni marrë vesh, në zgjedhjet e 11 majit Edi Rama nuk mori një urim si çdo vit tjetër nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara. Ia la pra në xhep dopio gjashtën- në gjuhën popullore- Edi Ramës. Nuk e uroi për zgjedhje jo të lira”, tha Berisha.

I pyetur për kërkesat për largimin e tij nga drejtimi i PD-së, Sali Berisha u përgjigj se kjo është dëshmi se ai është shndërruar në kundërshtarin kryesor të regjimit.

“Kjo kërkesë më bën nder shumë. Sepse fakton edhe një herë se Sali Berisha është tmerri dhe ferri i narkoregjimit, i narkopushtetit, i narkozyrtarëve dhe i bandave të tij. Ndjehem krenar! Edhe një herë, ndjehem krenar me këtë kërkesë dhe u them këtyre puthadorëve të Edi Ramës se jo ju, shërbëtorë të shpifur të një Padrinoje, po askush në botë, dhe këta, shihni këta burra dhe këto gra këtu që janë, ia faktuan të gjithë botës se kryetarin e tyre e zgjedhin vetëm ata dhe askush tjetër”, u shpreh kreu i PD.

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i tij i bashkëpandehur në këtë proces, së bashku me dy biznesmenë dhe një notere, dyshohet se kanë kryer korrupsion. Nga ana tjetër, dhëndri akuzohet se ka kryer edhe pastrim parash. Seanca e radhës për këtë dosje pritet të zhvillohet në datën 9 nëntor. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.