Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes zhvillon këtë të hënë mbledhjen e radhës, ku në fokus do të jetë shqyrtimi i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2027”. Në rendin e ditës parashikohet fillimisht miratimi i kalendarit të komisionit për shqyrtimin e projektbuxhetit, ndërsa më pas Ministria e Financave do të bëjë prezantimin e projektligjit.