Protesta ditën e sotme ka nisur në dyert dhe sallat e universiteteve.
Studentë të Politeknikut janë mbledhur dhe kanë marshuar fillimisht tek Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku janë futur brenda me thirrjet “bojkotoni mësimin”.
Ata kanë kaluar në çdo sallë, duke hyrë dhe duke bërë thirrje për t’iu bashkuar.
Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe tek fakultetin e Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja, teksa së fundmi po drejtohen tek Juridiku.
Ndërkohë, raportohet se Universiteti i Mjekësisë po kryen rregullisht mësim.
Pas marshimit ata u rikthyen në Universitetin e Mjekësisë, e më pas u nisën drejt kryeministrisë, aty ku po qëndrojnë të pozicionuar.