E hënë, 2 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Buxheti, në funksion të integrimit”, Hoxha: Kemi objektiv mbylljen e kapitujve negociues gjatë vitit 2027

Buxheti për vitin 2027 parashikon 3.9 miliardë lekë për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.  Në komisionin e jashtëm, kryediplomati Ferit Hoxha, theksoi se prioritet do të jetë mbyllja e kapitujve të integrimit në Bashkimin Europian.

“Ne po punojme me mendesine e nje anetari te ardhshem te BE. Objektivi është përmbushja e detyrimeve të mbetura dhe mbyllja e kapitujve negociues gjatë vitit 2027, forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe sigurimi i mbështetjes së shteteve anëtare, me synim anëtarësimin e plotë Brenda kësaj dekade“, tha Ferit Hoxha.

Një tjetër prioritet sipas Hoxhës është digjitalizimi i shërbimeve konsullore përfshi këtu dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.

“Synojmë modernizimin e shërbimeve për qytetarët jashtë vendit, përmirësimin e aksesit online dhe zhvillimin e një asistenti virtual për informacion dhe orientim konsullor, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë”, shtoi ministri i Jashtëm.

Reklamë

Hoxha u ndal edhe te Kosova, duke theksuar se do të përdoret çdo mekanizëm për njohjen e saj.

 “Marredheniet tona me kosoven jane unike dhe kane per baze te gjithe ato elemente qe na bejne te jemi nje dhe te mendojme si nje. Do te vazhdojme me kete fryme dhe do te bejme te pamunduren per kosoven dhe per njohjet dhe per qartesite ne rajon e cfare kemi ne brenda mundesive“, tha Hoxha.

Në komisionin parlamentar, vetëm socialistët diskutuan pasi demokratët e bojkotuan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.