Libri më i ri shkrimtarit të njohur Ben Blushi që doli nga shtypshkronja “Historitë e çmendura të Tiranës” ka sjellë interes të jashtëzakonshëm nga lexuesit. Mësohet se kërkesat janë shumë me të larta sesa tirazhi aktual i librit.
Ben Blushi është shkrimtar, gazetar, analist, i lindur më 1 janar 1969 në Tiranë. Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës dhe është djali i shkrimtarit e skenaristit Kiço Blushi. Ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës KOHA JONË.
U bë i njohur si romancier me “Të jetosh në ishull”, botuar më 2008. Ndër veprat e tij janë “Otello, Arapi i Vlorës”, “Shqipëria”, “Kandidati”, “Kryeministri”, “41 sekrete” dhe “Komploti”. Në shkrimet e tij ndërthuren historia, identiteti shqiptar, feja, politika dhe marrëdhëniet njerëzore.
Në vitin 2014 fitoi Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsinë, me romanin “Otello, Arapi i Vlorës”. Krahas letërsisë, ka ushtruar detyrat e deputetit, ministrit të Arsimit dhe ministrit të Pushtetit Vendor. Sot është shkrimtari më i lexuar dhe kërkuar, sidomos nga të rinjtë.

