
Një moment i sikletshëm për ministren e Administratës Publike, Adea Pirdeni u shënua këtë të hënë gjatë prezantimit të reformës “Shkalla e Meritës”, ku në prani të kryeministrit Edi Rama u ngatërrua disa herë me fjalët, duke humbur për pak çaste rrjedhën e fjalimit. Pirdeni u përpoq disa herë të formulonte një fjali, por nuk arriti ta thoshte siç duhet.
“Dhe në fund, më në fund për nga radha, jo në fund, nga radha, sorry”, u shpreh ministrja, e cila tentoi të korrigjonte veten, por u ngatërrua sërish.
“Dhe në fund, nga radha, përmbi të gjitha e para nga rëndësia, për qytetarin”, vijoi ajo.
Në këtë moment, ndërhyri edhe kryeministri Edi Rama, i cili nga vendi i tij i tha shkurt: “Vazhdo, he”.
Pirdeni u emërua ministre e Administratës Publike më 19 tetor pasi më herët kishte mbajtur postin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.