Kryesore

Toni Gogu i përcolli Veliajt kërcënimet e Ramës/ Gazetari: Kryeministri po përdor kode mafioze. Shqipëria është futur në një spirale të rrezikshme

15:49 - 02.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Arbër Hitaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me pretendimet për mesazhet që ministri Toni Gogu i ka përcjellë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një vizite në qeli.

Hitaj ngre pikëpyetje nëse kemi të bëjmë me kërcënim, si nga personi që përcjell mesazhin, ashtu edhe nga ai që dyshohet se e ka porositur. Sipas tij, çështja nuk lidhet vetëm me fatin politik të Veliajt, por me atë që ai e cilëson si “kode mafioze të kryeministrit”.

Demokrati pretendon se Edi Rama po ushtron presion ndaj Veliajt dhe paralajmëron se situata politike në vend po hyn në një spirale të rrezikshme, si pasojë e keqqeverisjes. Në reagimin e tij, Hitaj shprehet gjithashtu skeptik për procesin e integrimit europian, duke e cilësuar atë si një mirazh që, sipas tij, shumë shpejt do të rezultojë i rremë.

Në fund, ai u bën thirrje socialistëve që, sipas tij, të kuptojnë rrezikun e situatës.

Postimi i Hitajt
Erdhi dhe kjo ditë!
Ja si e katandisi shtetin shqiptar Edi Rama!
Një ministër që çon mesazhe ndaj kryetarit të bashkisë në qeli, a kemi të bëjmë me kërcënim si nga mesazheri ashtu dhe nga porositësi?!
Problemi nuk është te fati i kryetarit të bashkisë Tiranë, por kodet mafioze të Kryeministrit!
E thashë para 2 ditësh, Rama ka për ta mbyllur në psikiatri Erjon Veliajn! Ashtu si do të bëjë me studentët dhe me shqiptarët! Shqipëria është futur në një spirale shumë të rrezikshme për shkak të keqqeverisjes. Integrimi është një mirazh që do dali fallco shumë shpejt!
Uroj shumë që socialistët e drejtë ta kuptojnë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.