Protestat e studentëve dhe dhuna e raportuar gjatë tyre shkaktuan debate mes kryetares së Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, dhe anëtarëve të Partisë Socialiste. Deputetja demokrate Ina Zhupa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, ndërsa socialistët iu kundërpërgjigjën duke deklaruar se ata ia kanë marrë kauzën studentëve.