E hënë, 2 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Jam i befasuar”, Toni Gogu: E kam takuar Veliajn në burgun e Fierit, na lidh miqësi e hershme

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka deklaruar se ka zhvilluar një vizitë në IEVP Fier, ku së fundmi është transferuar kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj.

Gogu tregon se është takuar me Veliajn ditën e premte, ndërsa shprehet se vizita në burgun e Fierit kishte si qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të Veliajt, pas ankesave nga ky i fundit.

Ministri përgënjeshtron lajmet se i ka dërguar Veliajt mesazhe të koduara.

“Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat që janë publikuar sot lidhur me vizitën time në IEVP Fier.

Reklamë

Po, e kam takuar Erion Veliajn të premten. Në ushtrim të përgjegjësive të mia si Ministër i Drejtësisë, kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar nga ai mbi ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij.

Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë.

Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni.

Kush më njeh e di se nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj “mesazhet” që më janë vënë në gojë. Jam vërtet i befasuar.

Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme.

Për të tjerat, koha dhe e vërteta ecin dorë për dore”,-thuhet në reagim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.