Në hollin sallës plenare të parlamentit u zhvilluan homazhe për nder të ish deputetit diplomatit, politikanit, gazetarit dhe publicistit Bashkim Zeneli. Miq, bashkëpunëtorë dhe politikanë të Bashkim Zenelit i dhanë lamtumirën e fundit, një prej të urtëve të PS, i ndarë nga jeta disa ditë më parë në një spital jashtë vendit. Dy ish ministrat socialist të punëve të jashtme Arta Dade dhe Paskal Milo vlerësuan maksimalisht figurën e ambasador Zenelit i cili përfaqësoi me dinjitet Shqipërinë në Gjermani dhe Greqi.