Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj dha mendimin e tij pas barazimit 2-2 ndaj Dinamos.
“Dua të përgëzoj çunat për pjesën e dytë. Pjesën e parë e kishim zgjidhur duke bërë presing lart. Me rotacionet që bëri Dinamo, me atë që ka Dinamon, është pak e vështirë. Disa herë i kapëm, disa herë jo rotacionet që bënin dhe na dilnin shumë thjesht.
Në pjesën e dytë korrigjuam mesfushën që kishim problem. Futëm Gjylën pak në qendër. Në pjesën e dytë nuk kishin mundësi vertikalizimi dhe as rotacioni, atë që bënte Dinamo. Mbyllëm qendrën dhe lamë krahët hapur. Dua të përgëzoj çunat. Vrapi, Zuna, Daku dhe Halabaku nga ai krah. Pjesën e dytë pësuam gol nga gabimi ynë, por gabimet ndodhin në futboll. Erdhi barazimi me golin e Dakës, ishte i shkëlqyer dhe dua ta falenderoj.
Sot nuk mund të them se u ndjenë mungesat. Dhe këto që luajtën, ,e detyrat që bëjnë ato që mungonin, besoj se është kryesorja disiplina taktike që ne kemi. Nga të gjithë, si ai titullar dhe ai që vjen nga stoli. Për këtë dua të përgëzoj çunat. Morëm 1 pikë me Dinamon. Kemi momente pozitive dhe dua ta vazhdojmë kështu.
Jam shumë i kënaqur. Kemi disa ndeshje që japim maksimumin. Luajmë mirë, kemi marrë pikët tona. Jam shumë i kënaqur po ta krahasoj me vitin e kaluar, me pikët që kemi marrë në fushën tonë. Kjo është ajo që duhet të jemi. Të jemi të fortë në fushën tonë. Jashtë fushe e kemi mundësinë që të shprehemi dhe të marrim pikët e duhura”,
