Autori mbante veshur dorëza, përpara grabitjes i drejtoi armën rojës private, si ndodhi vjedhja në bankën e nivelit të dytë në Tiranë
Inspektorati i Përgjithshëm dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, firmosur nga Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, dhe Rektori i Universitetit, Fatbardh Sallaku.
Marrëveshja synon të ndërthurë ekspertizën akademike me përvojën institucionale, përmes trajnimeve të specializuara, shkëmbimit të njohurive profesionale, zhvillimit të programeve të formimit dhe krijimit të mundësive për praktika profesionale të studentëve.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula theksoi se profesionalizimi i trupës inspektuese është një nga themelet e reformës së inspektimeve, duke vënë në qendër kompetencën, integritetin, paanshmërinë dhe përgjegjshmërinë.
“Cilësia e një sistemi inspektimi fillon nga kompetenca dhe integriteti i njerëzve që e përfaqësojnë atë.”
Përmes këtij bashkëpunimi synohet ndërtimi i një sistemi inspektimi më profesional, transparent dhe efektiv.
Top Channel