Një aksident tragjik është regjistruar ditën e diel në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar. Pamjet tregojnë momentin e rëndë kur makina del nga rruga dhe godet këmbësoren. Policia ka identifikuar si drejtuese të automjetit një 27-vjeçare, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta në vendin e quajtur ura e Bahçallëkut. 27 vjeçarja Bleona Pashuku ka humbur kontrollin e mjetit të saj dhe për shkak të shpejtësisë së lartë ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara viktimën. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barbullushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.