Arrestohet në Spanjë i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë

Është arrestuar në Spanjë për llogari të drejtësisë shqiptare 36-vjeçari Armando Ndreu.
Bëhet me dije se gjatë operacionit “Wanted” u arrestua provizorisht në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 36 vjeçari Armando Ndreu, lindur në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi:
Arrestohet në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.
Si rezultat i marrjes së informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit në kohë të tij me Interpol Madridin, u finalizua një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Ëanted”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua provizorisht në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi A.N, 36 vjeç, lindur në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
36-vjeçari akuzohet se në muajin mars 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të subjektit në pronësi të shtetasit S. S., në lagjen “Skënderbeg”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 36-vjeçarit në Shqipëri.




