Humbja 2-0 ndaj Juventusit ka shtuar ndjeshëm presionin mbi trajnerin e Napolit, Massimiliano Allegri.
Disfata në stadiumin “Allianz” ka ngritur pikëpyetje serioze për ecurinë e skuadrës napolitane këtë sezon.
Pas 10 javëve në Serie A, Napoli ka grumbulluar vetëm 14 pikë dhe renditet në vendin e tetë.
Bilanci i “Partenopeit” është katër fitore, dy barazime dhe katër humbje, një ecuri larg pritshmërive të klubit.
Problemet nuk kufizohen vetëm në kampionat, pasi Napoli ka humbur edhe dy nga tri ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.
Në 13 ndeshjet e tij zyrtare në krye të skuadrës, Allegri ka regjistruar gjashtë humbje dhe vetëm pesë fitore.
Shqetësimi kryesor lidhet me mungesën e rezultateve pozitive ndaj rivalëve të mëdhenj.
Napoli ka pësuar humbje ndaj Comos, Interit, Arsenalit dhe Juventusit, ndërsa ndaj Romës është ndalur në barazim.
Përveç rezultateve, vëmendje ka marrë edhe mungesa e një identiteti të qartë në lojën e skuadrës.
Çuditërisht, Napoli ka treguar cilësi në sulm, por vazhdon të vuajë nga paqëndrueshmëria në repartin defensiv.
Një tjetër problem është edhe përbërja e skuadrës, pasi merkatoja verore ishte relativisht e qetë dhe me pak përforcime.
Sipas raportimeve të “TMW”, projekti aktual i Napolit jep përshtypjen e një cikli që po shkon drejt fundit.
Megjithatë, Allegri mund të gjejë një arsye për optimizëm te sezoni 2015/16, kur Juventusi i tij kishte vetëm 12 pikë pas 10 javësh, por në fund u shpall kampion.
Mbetet të shihet nëse trajneri italian do të arrijë të përsërisë një rikthim të tillë edhe në Napoli, apo presioni do të bëhet i papërballueshëm.
© SYRI.net
Gordon i dërgon mesazh Real Madridit: Nuk jeni më të mirë se Barcelona
Vora i mohon fitoren Dinamos në minutat shtesë, skuadra e Bellait del përkohësisht nga zona e ftohtë
Milanoja nderon Franco Baresin, emri i legjendës së Milanit vendoset në Panteonin e qytetitBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: