E hënë, 2 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 58 sekonda më parë
Sociale

FOTO/ I arrestuar në Spanjë për llogari të drejtësisë shqiptare, ky është 36-vjeçari i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë

Personi që shihni në foto është Armando Ndreu, 36-vjeç, i arresuat ën Spanjë ëpr llogari të drejëtsisë shqiptare.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për tentativë vrasjeje, pasi në vitin 2022 për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të subjektit në pronësi të shtetasit S. S., në lagjen “Skënderbeg”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Armando Ndreu, i arrestuar në Spanjë

Ndërkohë vijon puna për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Reklamë

Njoftimi:

Arrestohet në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Si rezultat i marrjes së informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit në kohë të tij me Interpol Madridin, u finalizua një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Ëanted”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua provizorisht në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi A. N., 36 vjeç, lindur në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

36-vjeçari akuzohet se në muajin mars 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të subjektit në pronësi të shtetasit S. S., në lagjen “Skënderbeg”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 36-vjeçarit në Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.