“Hiq dorë nga Bashkia”, Veliaj reagon ndaj Toni Gogut

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, lidhur me takimin mes tyre në burgun e Fierit.
Në reagimin e tij, Veliaj thekson se ai nuk gjuan me gurë shtëpinë e vet, Partinë Socialiste, por as nuk lejon askënd që t’i nëpërkëmbë dinjitetin.
Veliaj shkruan se ndaj tij është ushtruar presion që të pranojë se nxit protestat, si dhe të delegojë pushtetin e tij.
Reagimi i Veliajt:
Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.
Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.
Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.
Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.
Ndryshe ik!
Letra e plotë:
E premte, ora 22:30�
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.
R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:





