Një zjarr ka përfshirë ambientet e një biznesi bar në katin e 11-të të një pallati në Shkodër. Situata paraqitet problematike për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve.
Zjarri ka përfshirë ambientet e biznesit, ndërsa poshtë tij ndodhen dhjetëra apartamente banimi, duke shtuar rrezikun për përhapjen e flakëve edhe në pjesë të tjera të ndërtesës.
Ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirësuar për shkak të lartësisë dhe pozicionit të biznesit në pjesën e sipërme të godinës. Era e fortë po e bën edhe më të vështirë situatën, ndërsa përpjekjet për neutralizimin e flakëve vijojnë.


