Erion Veliaj i shpall luftë Ramës: Ja çfarë bisedova me Tonin Gogun

Erion Veliaj ka reaguar me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke mohuar se ka organizuar apo financuar protestat. Ai ka publikuar edhe një letër që lidhet me takimin me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.

Veliaj pretendon se Rama ka urdhëruar personalisht transferimin e tij dhe e sfidon të publikojë qoftë edhe një provë të vetme për akuzat ndaj tij.

Të lidhura

None found

Postimi i Erion Veliajs:

Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me guré, por as nuk lejoj té gjuaje me guré askush mbi dinjitetin tim.
Une vertet kam mě pak liri sesa kryeministri, por kam shume herë më tepër dinjitet se ai.

Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtěsise, Toni Gogu, eshtě kjo letër e shkruar me dorën time.
Sfidoj Kryeministrin e vendit te nxjerre nje prove te vetme per aludimet e protestave.

Ndryshe ik!

Letra e plotë:
E premte, ora 22:300
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të beje burg tamam dhe qe personalisht eshte marre dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtě e familja.
R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:

– Prano përfshirjen me Flamingot – Studentet ose do të
shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
– Hiq dore nga bashkia TR dhe delegoje (te Arber Hajdari).
– Mos u këshillo më me Plarent Ndrecen.


Shtuar më 2.11.2026 17:33