Gjobitja e protestuesve, Bardhi: Censurë ndaj lirive themelore, cilido që i firmos po kryen vepër penale

2 Nëntor 2026 | 17:38

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur gjobitjen e qytetarëve që marrin pjesë në protestë duke e cilësuar si një akt të rëndë arbitrariteti dhe censurë ndaj lirive themelore.

Sipas tij, askush nuk është mbi Kushtetutën dhe nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të ndëshkuar ushtrimin e një të drejte themelore. Ndër të tjera, Bardhi shton se kushdo që i firmos këto gjoba po kryen vepër penale.

“Gjobitja e qytetarëve vetëm dhe vetëm për faktin se ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në një protestë paqësore përbën një akt të rëndë arbitrariteti dhe censure ndaj lirive themelore.

E drejta për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk mund të cenohet, intimidohet apo shuhet përmes gjobave dhe as përmes dhunës.

Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të ndëshkuar ushtrimin e një të drejte themelore. Cilido që firmos akte të tilla kryen vepër penale. Pengimi i ushtrimit të së drejtës për tubim dhe manifestim nuk mund të mbetet pa përgjegjësi”, shkruan Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një godinë në qendër të Shkodrës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)

Një vatër zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në një godinë në qendër të Shkodrës. Sipas raportimeve paraprake, shkaku i zjarrit ende nuk...
16:52 | 02/11/2026

I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 36-vjeçari në Spanjë (EMRI)

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Spanjë. Policia bën me dije se Armando Ndreu do të ekstradohet në Shqipëri. Sipas njoftimit,...
16:33 | 02/11/2026

Ministrja Ibrahimaj: Vendosëm që taksën e qarkullimit ta kalojmë te makina që mos të jetë e përditshme

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një lidhje live në “Now” me Thimi Samarxhiun, në Euronews Albania ka folur lidhur me taksën e...
15:25 | 02/11/2026