Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim ku thotë se investimi, i cili kryhet në bashkëpunim me FSHF-në, ndjek standardet e UEFA-s.
Kjo hapësirë do të jetë në dobi të të rinjve dhe komunitetit për aktivitetet sportive, kulturore e sociale.
“Katundi i Ri në Durrës, po bëhet me një stadium të vogël, fushë futbolli sipas standardeve të UEFA-s dhe tribunë e mjedise ndihmëse.
Një investim në bashkëpunim me FSHF-në, që krijon mundësi të reja për të rinjtë dhe i dhuron komunitetit një hapësirë për sport, kulturë dhe aktivitete sociale”, shkruan Rama krah videos.







Komente
Komento