Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri
Britania e Madhe dhe Gjermania synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak përmes përdorimit të Al, ka bërë të ditur sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting.
Në një shkrim për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, përpara takimit me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, në Berlin, Streeting tha se të dyja vendet do të zgjerojnë projektin e përbashkët të sigurisë kibernetike, të njohur si Cyber Lighthouse, duke përfshirë edhe zhvillimin e teknologjisë së Al.
Përmes testimit, zhvillimit dhe përdorimit të përbashkët të AI në ushtritë e tyre, të dyja vendet synojnë të forcojnë bashkëpunimin dhe të përshtaten me sfidat e reja të sigurisë.
Përfaqësues të qeverive dhe industrisë së mbrojtjes nga të dyja vendet pritet të takohen në pranverën e vitit 2027, për të përcaktuar mënyrën e zbatimit të planit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura sistemet konkrete të Al, programet apo buxhetet që do të përfshihen.
Streeting bëri të ditur gjithashtu se kompanitë gjermane kanë zotuar rreth 800 milionë paund, ose afërsisht 956 milionë euro, për industrinë britanike të mbrojtjes që nga nënshkrimi i marrëveshjes së mbrojtjes mes dy vendeve në vitin 2024.
Ndër kompanitë e përfshira është edhe Helsing, me seli në Mynih, e cila vitin e kaluar hapi një fabrikë në Plymouth të Britanisë, ku prodhon mjete autonome nënujore të pajisura me Al, të projektuara për të gjurmuar nëndetëset kundërshtare.
Ndërkohë, përdorimi i Al në luftë po zgjerohet gjithnjë e më shumë.
Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
Aleate e kryeministrit Rumen Radev, kush është presidentja e re e Bullgarisë
SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa
- 18:41 Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
- 18:39 Flamurtari triumfon kundër Kukësit, fiton 2-0
- 18:29 Aleate e kryeministrit Rumen Radev, kush është presidentja e re e Bullgarisë
- 18:10 SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa
- 18:10 Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë
- 18:03 Holanda propozon ligjin kundër varësisë nga rrjetet sociale, synohet ndalimi i scrolling pa fund dhe njoftimeve automatike