E hënë, 2 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 10 sekonda më parë
Video · Showbiz

“U bëra spektatore e një realiteti të vështirë”, Elsa Lila tregon si e përjetoi qëndrimin në burg

Këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion” përjetimet gjatë qëndrimit në burgun e grave.

Lila u shpreh se në fillim e përjetoi si një fatkeqësi dhe një dënim të madh. Po, ajo nënvizoi se pas disa ditësh arriti ta shihte si një përvojë që i dha mundësinë të njihte nga afër një realitet krejt të panjohur për të.

“Aty brenda, në fillim, m’u duk si një fatkeqësi e madhe, si një dënim i madh. Por, duke kaluar ditët dhe duke u bërë unë koshiente që pafajësia ime do të vihej në pah dhe unë do të dilja një ditë që aty, fillova ta përjetoja si një mundësi për të përjetuar diçka që ndryshe nuk do ta kisha përjetuar dot kurrë. U bëra një spektatore e brendshme e të gjitha bëmave të një habitati shumë të vështirë, siç është burgu. Edhe burgu i grave është akoma më i vështirë si habitat. U mundova të merrja sa më shumë informacione se çfarë ndodhte aty, që nga ushqimi e deri te shumë situata”, rrëfeu Elsa Lila.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.