Në vijim të protestës që po zhvillohet prej 21 ditësh përpara Kryeministrisë, një grup protestuesish kanë ndërmarrë një tjetër aksion simbolik, duke djegur dy figura të përmasave të mëdha me imazhet e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Dy figurat e dy politikanëve janë vendosur krah njëra-tjetrës, ku në duar mbajnë pankarta me mbishkrimin “Sa të kem jetë, dua pushtet”.
Pak çaste më vonë, protestuesit u kanë vënë flakën përpara godinës së Kryeministrisë.
Më pas rreth orës 20:00, protesta është mbyllur teksa protestuesit janë shpërndarë.
Ndërkohë qarkullimi rrugor është rikthyer në normalitet.
Ditën e sotme, policia ka shoqëruar disa protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”
Shoqërimet vijnë pas hyrjes në fuqi të aktit normativ për tubimet i cili parashikon edhe gjoba për protestuesit.
Një moment i këndshëm ka ndodhur në protestën para kryeministrisë. Teksa gazetari i Report Tv Isa Myzyraj raportonte nga terreni, iu afruan një grup protestuesish të maskuar.
I pari sheh drejt kamerës dhe përshëndet me dorë. Më pas i bashkohen edhe të tjerët dhe duke mbajtur një boks muzike në dorë, kërcejnë nën ritmet e “Copines” të artistes Aya Nakamura.
Mes grupit është edhe protestuesi që është bërë i famshëm për gjestet e tij, që këtë herë mban edhe flamurin kuqezi në shpinë. Më pas, ai kthehet nga kamera dhe bën veprimin e famshëm që vendos duart fillimisht para gojës, më pas syve e në fund veshëve.
Një grup studentësh në Tiranë kanë marshuar drejt Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet 'revolucion' dhe ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, ata kërkojnë ndryshim të sistemit politik në Shqipëri.
Ndërkohë qindra efektivë Policie janë pozicionuar para Kryeministrisë, por edhe pranë institucioneve të tjera, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
-
Çfar ti besosh këtyre që shkatërruan Tiranën,çfaj kishin bankat,bizneset rrugët ,vitrinat,semaforë etj.etj Me këto veprime kriminale që kanë bërë këta plera duke djegur e shkatërruar të jenë të sigurt se asnjë votë nuk marin,aty mblidhen fundrina ,kurva e kurvarë,hajdutë e kriminelë.
Përgjigju






Komente
Komento