
Protesta që po mbahet prej 21 ditësh përpara Kryeministrisë është shoqëruar me një tjetër akt simbolik nga pjesëmarrësit.
Një grup protestuesish kanë vendosur përballë godinës së Kryeministrisë dy dordolecë, ku paraqiteshin kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Figurat të vendosura pranë njëra-tjetrës, mbanin në duar pankarta me mesazhin ironizues: “Sa të kem jetë, dua pushtet”.
Pas vendosjes së tyre, protestuesit u kanë vënë flakën dy figurave, duke e kthyer këtë veprim në një tjetër mesazh proteste kundër dy figurave kryesore të politikës shqiptare.
