Sulmi rus ndaj pikës së ndihmave humanitare në Ukrainë, Zelensky: Goditën edhe strehimoren

Ukraina deklaroi të hënën se sulmet e njëpasnjëshme ruse mbi një shkollë ku shpërndahej ndihmë humanitare kanë lënë të vdekur të paktën 26 persona, duke zbehur shpresat e bragjilta për përmirësimin e procesit të paqes menjëherë pas përfundimit të armëpushimit lokal në jug të vendit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cilësoi sulmet në rajonin e Zaporizhzhias si “të tmerrshme”, ndërsa ushtria ruse rinisi goditjet me bomba ajrore menjëherë pas skadimit të armëpushimit më të gjatë të regjistruar që nga nisja e pushtimit rus në vitin 2022.
Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump për të mundësuar një mision evakuimi në qytetin e pushtuar të Oleshky-t, përfundoi të dielën pa shkelje të deklaruara nga palët. Megjithatë, vetëm pak orë më vonë, forcat ruse goditën një fshat në Zaporizhzhia.
“Çdo të hënë atje shpërndahej ndihmë humanitare për banorët. Rusët kryen sulmin e parë pikërisht kur njerëzit mbërritën me disa bomba ajrore. Më pas pasoi një goditje e dytë përsëri me bomba ajrore, këtë herë duke synuar strehimoren,” deklaroi Zelensky gjatë adresimit të tij ditor.




