Administrata amerikane e presidentit Donald Trump mund të godasë me armë bërthamore Iranin brenda disa ditëve. Kështu ka shkruar gazetari i njohur amerikan Tucker Carlson, i cili thotë se sulmet do të jenë në malin Pickax. Sipas Carlson, presioni për këtë goditje po bëhet nga qeveria izraelite që pretendon se Teherani ka nisur zhvillimin sërish të programit bërthamor. Gazetari shkruan se në tunelet ku mendohet se po ndodh kjo gjë është e pamundur që shkatërrimi të kryhet me armë konvencionale ndaj edhe presioni është maksimal. "Bibi e telefonon Trump çdo ditë më thotë një vëzhgues i informuar”, shkruan gazetari. Sipas tij, goditja bërthamore në Iran do të ishte e vetmja mënyrë që Netanyahu, të krijojë dhe qeverinë e re në Izrael pas humbjes së zgjedhejve. "Ai ka nevojë për këtë luftë", shkruan Carlson.