Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.11.2026, 07:32

Mbi 10 mijë automjete elektrike në Shqipëri pritet të përfshihen për herë të parë në skemën e taksimit vjetor, sipas ndryshimeve të propozuara në paketën e re fiskale. Projektligji parashikon një taksë fikse prej 15 mijë lekësh në vit për autoveturat elektrike, autobusët dhe kategori të tjera mjetesh, ndërsa për motomjetet elektrike tarifa do të jetë 1 mijë lekë në vit. Një tjetër risi është vendosja e një takse qarkullimi për automjetet me targa të huaja që hyjnë në Shqipëri, e cila do të llogaritet në bazë të ditëve të qëndrimit në territorin shqiptar.

Sipas Monitor, ndryshimet parashikojnë gjithashtu heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburanteve dhe transferimin e saj te taksat vjetore të automjeteve. Sipas shembujve të dhënë nga Ministria e Financave, një automjet me naftë, i prodhuar në vitin 2013 dhe me cilindratë 2,000 cc, do të paguajë 18 mijë lekë në vit, nga 9 mijë lekë aktualisht. Ndërkohë, për automjetet luksoze taksa vjetore propozohet të rritet nga 21 mijë në 40 mijë lekë. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.6 milionë automjete me targa të huaja.

Sipas parashikimeve të paketës fiskale, zhvendosja e taksës së qarkullimit nga karburantet te automjetet pritet të rrisë të ardhurat nga taksat e mjeteve me 7.2 miliardë lekë, duke i çuar ato nga 26.6 në 33.8 miliardë lekë. Nga ana tjetër, çmimi i karburanteve pritet të ulet me rreth 32.3 lekë për litër, ndërsa efekti neto i masës në të ardhurat e shtetit vlerësohet me një rënie prej 5 miliardë lekësh, sipas relacionit të projektligjit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit