Babai i Yamal: Mblidhja hekurishte nga e hëna në të premte, që të mos bëja gjëra të këqija

3 Nëntor 2026
8:10
Alfred Lleshi
back button

Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, ka rrëfyer sakrificat që bëri për të mbajtur familjen, kur Lamine ishte ende fëmijë: “Kur Lamine ishte në ekipet e moshave, nga më të vegjlit deri te kadetët, mblidhja hekurishte nga e hëna në të premte. Merrja një karrocë dhe endesha nëpër Mataró, qytetin tim”.

Nasraoui e niste punën në orën 08:00 dhe vazhdonte deri në orën 13:00, duke mbledhur hekur, kartonë dhe materiale të tjera për t’i shitur. “Kjo ishte mënyra për të fituar para dhe për të mos bërë gjëra të këqija”, – rrëfeu ai, duke shtuar se shumë pak njerëz besonin tek ai.

“Sot ndihem me fat, sepse nuk kam bërë asgjë të keqe”, – tha Mounir. Edhe Lamine ka folur për vështirësitë e familjes: “Nëna më lindi kur ishte 16 vjeçe, ndërsa babai duhej të gjente mënyra për të siguruar ushqimin. Ky është vërtet presion, jo ai që ndiej tashmë në fushë”.

Sot, pavarësisht famës dhe suksesit, Lamine vazhdon të qëndrojë pranë familjes, e cila e mbështeti që në hapat e parë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit