Houston dhe Philadelphia udhëheqin dy Konferencat, Lakers triumfojnë ndaj Miami

3 Nëntor 2026
8:17
Telesport
back button

Kampionët e New York fituan sot 103-90 ndaj Brooklyn në derbi, duke korrur suksesin e tretë sezonal. Landry Shamet, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte shënuesi më i mirë me 22 pikë. Në Lindje kryeson ekipi i Philadelphia, që sot fitoi 16-107 ndaj Chicago, ndeshje ku të gjithë titullarët e skuadrës vendase realizuan mbi 11 pikë.

Humbjen e parë sezonale pëson Memphis, që u mund 135-134 nga New Orleans pas kohës shtesë. Williamson me 25 pikë u dallua për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Jerome për Memphis. Fiton edhe Detroit, që mundi 124-91 Charlotte jashtë fushe, sfidë ku protagonist ishte Cuninngham me 33 pikë.

Fitore të rëndësishme korri ekipi i Lakers, që mposhti 138-117 Miami. Doncic me 42 pikë e 13 asist fitoi dueli me Antetokounmpo (30 pikë e 12 rebound). Në sekondat e fundit fiton Golden State, që mundi 116-113 Phoenix (Stephen Curry 34 pikë), ndërsa Houston udhëheq në Perëndim pas fitores 109-93 ndaj Boston (Sengun 26 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Oklahoma, 112-117

Charlotte – Detroit, 91-124

Indiana – Atlanta, 104-108

New York – Brooklyn, 103-90

Orlando – Washington, 94-103

Philadelphia – Chicago, 126-107

Dallas – Sacramento, 100-115

Memphis – New Orleans, 134-135

Minnesota – Milwaukee, 112-100

Houston – Boston, 109-93

San Antonio – Utah Jazz, 119-97

Denver – Portland, 110-118

Golden State – Phoenix, 116-113

Clippers – Toronto, 118-125

Lakers – Miami, 138-117

Lajme të tjera

Lajmet e fundit