Dikur Serie A, tani Turqia është kthyer në një “oaz” për futbollistët kuqezi, ku pjesa e tyre më e madhe janë kthyer në protagonistë absolut. Në Kategorinë e Parë vijon beteja në distancë ndërmjet Rey Manaj dhe Taulant Seferit për të fituar “fronin” e golashënuesit më të mirë. Dy “bomberat” kuqezi po zhvillojnë një super sezon, ku këtë radhë, në javën e 13-të, ishte Seferi ai i cili dhuroi një paraqitje fantastike me gol dhe assist.

6 minuta lojë i mjaftuan Seferit për të dhënë një assist të pastër që i hapi rrugë suksesit 6-0 që ekipi i tij Kayserispor arriti përballë Muglaspor. Seferi nuk u mjaftuan vetëm me këtë assist, por në minutën e 78-të realizoi një super gol, me një goditje perfekte në kufijtë e zonës së rreptësisë duke dërguar topin në trekëndësh. Ky ishte goli i tij i 10-të sezonal në 13 javë, plus 2 assiste.

Seferi renditet në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë, 1 gol me shumë se Rey Manaj. Nuk mungoi në apel në këtë sfidë as Florent Hasani, me sulmuesin e Kosovës që sigloi rezultatin final në 6-0.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: