BOTA

SHBA drejt zgjedhjeve të mesmandatit, miliona amerikanë votojnë për përbërjen e re të Kongresit

07:20 - 03.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Miliona qytetarë amerikanë pritet t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e mesmandatit, një proces vendimtar që do të përcaktojë kontrollin politik të Kongresit amerikan dhe ndikimin e administratës së presidentit Donald Trump në vijim të mandatit të tij.

Në garë janë të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe një e treta e 100 vendeve të Senatit. Krahas garës për Kongresin, në disa shtete amerikanët do të votojnë edhe për poste të rëndësishme lokale dhe shtetërore, përfshirë atë të guvernatorit.

Edhe pse presidenti dhe nënpresidenti nuk janë pjesë e këtij procesi zgjedhor, zgjedhjet e mesmandatit konsiderohen një test i rëndësishëm për Shtëpinë e Bardhë dhe shpesh shihen si një referendum për politikat e administratës në pushtet.

Rezultati do të përcaktojë nëse republikanët do të ruajnë kontrollin e Kongresit apo nëse demokratët do të sigurojnë shumicën në njërën ose të dyja dhomat, duke ndikuar drejtpërdrejt në miratimin e ligjeve dhe zbatimin e agjendës së Trump.

Sipas të dhënave paraprake, më shumë se 50 milionë amerikanë kanë votuar tashmë përmes votimit të hershëm, si personalisht, ashtu edhe me postë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.