E martë, 3 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbër Hajdari: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë Lali Eri!
Lajme

Arbër Hajdari: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë Lali Eri!

Arbër Hajdari ka reaguar publikisht pas deklaratave të Erion Veliajt, i cili pretendoi se kryeministri Edi Rama e ka përmendur atë si personin që mund ta zëvendësojë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës, aktualisht në detyrë, ka deklaruar se Rama e ka kërcënuar me dorëzimin e bashkisë, duke i përmendur pikërisht emrin e Arbër Hajdarit si pasues të mundshëm në këtë post.

Por pretendimet e Veliajt kanë sjellë një reagim të menjëhershëm nga Hajdari, i cili i ka cilësuar ato si fantazi dhe thashetheme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se nuk ka asnjë lidhje me përplasjen politike dhe penale që po zhvillohet brenda Partisë Socialiste dhe se emri i tij është përfshirë pa arsye në këtë histori.

Hajdari ka përdorur edhe një gjuhë ironike në reagimin e tij, duke theksuar se nuk është i papunë dhe se nuk e ka menduar ndonjëherë mundësinë që të punësohet nga Erion Veliaj.

Ai ka mohuar në këtë mënyrë çdo interes apo ambicie për të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa ka ironizuar përfshirjen e tij në atë që e cilëson si një histori të mbushur me fantazi.

Në fund të reagimit, Hajdari ka bërë edhe një dallim mes angazhimit të tij gjatë javës dhe fundjavës, duke theksuar se kohën e fundjavës vijon ta kalojë pranë njerëzve në nevojë, larg debateve politike.

Reagimi i plotë i Arbër Hajdarit:

“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!

Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!

Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.

Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.