Harry Kane do të vijojë të jetë pjesë e Bayern Munich. Sulmuesi anglez ka konfirmuar se negociatat për rinovimin e kontratës me kampionët e Gjermanisë po ecin në drejtimin e duhur dhe se mbeten vetëm disa detaje për t’u zgjidhur.
“Bisedimet kanë qenë shumë pozitive. Rinovimi i kontratës është i pashmangshëm, kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u sqaruar”, citohet të ketë deklaruar Kane, sipas gazetarit Plettenberg.
Marrëveshja e re për futbollistin 33-vjeçar pritet të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Kane është pjesë e Bayernit që prej gushtit të vitit 2023, kur u transferua nga Tottenham Hotspur.
Gjatë kësaj periudhe, sulmuesi anglez është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bavareze, duke konfirmuar vazhdimisht aftësitë e tij si një prej goleadorëve më të mirë në futbollin europian.
Kane vjen gjithashtu pas një momenti të jashtëzakonshëm në karrierë, pasi javën e kaluar fitoi Topin e Artë, çmimin individual më prestigjioz në futboll.
Rinovimi i tij do të ishte një sinjal i fortë për ambiciet e Bayernit, që synon të ruajë yjet kryesorë dhe të vazhdojë të luftojë për trofetë më të rëndësishëm në Gjermani dhe Europë.
© SYRI.net
Inter dhe Roma në sfida të rëndësishme europiane: Zikaltrit kërkojnë reagim, verdhekuqtë të përfitojn nga kriza e United
Flick nuk i fsheh ambiciet e Barcelonës: Synojmë La Liga-n dhe Champions League
NBA/ Houston dhe Philadelphia në krye të NBA-së, Lakers shkatërrojnë MiaminBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: