Edhe këtë të martë kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët.
Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme, shefi i qeverisë ka vendosur mëngjesin e sotëm para godinës së kryeministrisë sofrën e gurtë dhe mbi të letrat me mbishkrimin dialog.
Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura.
Gjatë ditëve të fundit, pjesëmarrja në protestë ka rënë ndjeshëm dhe në bulevard ka pasur vetëm një grup të vogël qytetarësh.
Për të frenuar dhunën në protesta, qeveria ka paraqitur një paketë e cila ka si synim ashpërsimin e masave, gjobave e dënimeve për protestuesit e dhunshëm dhe ata që i mbështesin ata.


