E martë, 3 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Video tronditëse nga Everesti/ Përplasen dy helikopterë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas përplasjes së dy helikopterëve në rajonin e malit Everest, në Nepal.

VIDEO-Përplasen dy helikopterë në Everest

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një shtetas indian. Ngjarja ndodhi teksa dy helikopterët po përpiqeshin të uleshin në zonën e Solukhumbu, pranë kampit bazë të Everestit.

Lajmin e konfirmoi policia lokale për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Kreu i policisë së rajonit, Nabin Raja Budhathoki, bëri të ditur se një person humbi jetën në vendngjarje, ndërsa i plagosuri u transportua në spital.

Reklamë

Pamjet e momentit të përplasjes janë publikuar në rrjetet sociale dhe po qarkullojnë gjerësisht në internet.

Helikopterët përdoren shpesh në rajonin e Himalajeve për transportimin e turistëve, alpinistëve dhe furnizimeve, si dhe për operacionet e kërkim-shpëtimit. Megjithatë, terreni i vështirë malor dhe kushtet e paparashikueshme atmosferike i bëjnë këto fluturime veçanërisht të rrezikshme.

Nepali është një nga destinacionet më të njohura në botë për alpinistët, pasi në territorin e tij ndodhen tetë nga 14 majat më të larta të planetit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.