Bota Celebrities Sport

Jo vetëm kampion në Formula 1, Kimi Antonelli kalon 10 milionë ndjekës në Instagram!

Ende pa kaluar 24 orë nga vendi i tretë në garën e Meksikës, që e zyrtarizoi kampion bote në Formula 1, Andrea Kimi Antonelli ka arritur edhe një tjetër rekord prestigji.

Piloti italian i Mercedes-it, kaloi kuotën e 10 milionë ndjekësve në Instagram. Një konfirmim ky për popullaritetin e rritur ndjeshëm në më pak se një vit. Në fillim të 2026-ës Antonelli numëronte rreth 4 milionë ndjekës.

Italiani ka bërë një Botëror të jashtëzakonshëm, duke e siguruar titullin kampion 4 gara para fundit. Tani Antonelli pritet të firmosë një kontratë të re me Mercedes-in, me shifra më të larta, ndërkohë që titulli kampion bote me siguri do t’i sjellë atij edhe përfitime të tjera jashtë piste nga sponsorë të ndryshëm.