Seanca për Veliajn, kryebashkiaku refuzon pjesëmarrjen, shkresë gjykatës: Lexoni letrën që kam nisur

3 Nëntor 2026 | 09:56

Këtë të martë në 10:45 është përcaktuar seanca gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.

Burime bëjnë me dije se Veliaj nuk do të marrë pjesë por do të përfaqësohet nga mbrojtja, me argumentin që ka parashtruar më herët se do ta ndiqte fizikisht procesin nëse nxirret nga kafazi i qelqtë.

Mësohet se Veliaj i ka dërguar gjykatës një letër, në përmbajtje të të cilës janë shkruar përgjithësisht qëndrimet që ka mbajtur publikisht gjatë 24 orëve të fundit, në lidhje me mesazhet kërcënuese që ai pretendoi se i ka dërguar Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë.

Veliaj i ka kërkuar trupit gjykues që ta lexojë në seancë shkresën me qëllim transparencën dhe vlerësimin ligjor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta studentore në ditën e 22-të, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish mëngjesin e kësaj të marte thirrjen për dialog me studentët protestues, duke vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë tavolinën...
08:13 | 03/11/2026

Gjekmarkaj përjashton Qorin nga bashkëpunimi, i ‘shtrin dorën’ Shehajt dhe Lapajt

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur...
22:29 | 02/11/2026

Takimi i Veliaj me Gogun në zyrën e drejtorit të burgut? Ferhati zbulon detaje nga vizita në Fier

Gazetari i Euronews, Eni Ferhati, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka treguar më shumë detaje për vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni...
22:20 | 02/11/2026