Kane drejt rinovimit me Bayern Mynihun

3 Nëntor 2026 | 09:54

Harry Kane është shumë pranë vazhdimit të kontratës me Bayern Mynihun, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes së re pritet të bëhet brenda ditëve të ardhshme.

Sulmuesi anglez ka konfirmuar se negociatat me drejtuesit e klubit bavarez kanë avancuar ndjeshëm dhe se kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla ligjore për t’u finalizuar.

Kane, i cili iu bashkua Bayernit në vitin 2023 nga Tottenham Hotspuri, ka kontratë aktuale katërvjeçare me klubin gjerman. Paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë bërë që drejtuesit e Bayernit të synojnë ta mbajnë edhe për një periudhë më të gjatë.

Duke folur para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, kapiteni i Anglisë u shpreh optimist për përfundimin e negociatave.

“Do të thoja se bëhet fjalë më shumë për ditë sesa për javë. Kemi pasur bisedime të mira gjatë fundjavës dhe edhe sot. Jemi shumë afër marrëveshjes. Pjesët kryesore janë zgjidhur dhe kanë mbetur vetëm disa detaje që duhet t’i trajtojnë avokatët”, deklaroi Kane.

Ai shtoi se shpreson që gjithçka të përfundojë brenda ditëve të ardhshme.

Ndërkohë, sulmuesi anglez foli edhe për ambiciet e tij sportive, duke theksuar se suksesi me ekipin ka përparësi ndaj çmimeve individuale.

“Do ta shkëmbeja Topin e Artë të radhës me triumfin në Ligën e Kampionëve. Arsyeja pse luajmë futboll është suksesi si ekip”, theksoi ai.

Bayerni po kalon një periudhë të vështirë për shkak të lëndimeve të disa futbollistëve dhe mungesës së trajnerit Vincent Kompany, ndërsa përballja me Atletico Madridin konsiderohet mjaft e rëndësishme për vazhdimësinë në garat evropiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente trishtuese në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak pas përplasjes me portierin

Një incident i rëndë ka tronditur futbollin spanjoll të hënën me 2 tetor, në përballjen ndërmjet Tenerife dhe FC Andorra në kuadër të ligës së...
09:49 | 03/11/2026

FIFA do të publikojë dokumente të planit të Infantino-s për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë

Dokumentet që lidhen me planin e dështuar të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për të shitur aksionet e Kupës së Botës te investitorët privatë do...
21:47 | 02/11/2026

Harry Kane flet pas fitimit të Topit të Artë: Triumfi në Ligën e Kampionëve me Bayernin do të kishte më shumë vlerë

Harry Kane u shpall lojtari më i mirë në botë javën e kaluar, duke mposhtur superyjet Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal për çmimin prestigjioz. Megjithatë, lojtari...
20:36 | 02/11/2026