KRU “Hidromorava” ka njoftuar se është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë për shkak të turbullirës së ujit në Fabrikën e Përpunimit të Ujit në Letnicë.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja prek qytetin e Vitisë dhe fshatrat Ramnishtë, Drobesh dhe Gërmovë.


KRU “Hidromorava” ka bërë të ditur se për rikthimin e furnizimit me ujë konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të kompanisë.

Kompania u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim deri në tejkalimin e kësaj situate. /Telegrafi/