Vdes sulmuesi i klubit spanjoll disa orë pas duelit të tmerrshëm

Sulmuesi i Tenerifes, Jesus de Miguel ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (e martë) pas përplasjes që pësoi të hënën mbrëma në ndeshjen kundër Andorrës në La Liga 2. Klubi njoftoi lajmin e trishtueshëm nëpërmjet faqeve zyrtare në rrjetet sociale.
Tenerife kishte deklaruar mbrëmë në një postim në rrjetin social X se "situata mjekësore e Jesus de Miguel është përkeqësuar neurologjikisht", pasi futbollisti fillimisht mbeti nën vëzhgim në Spitalin Universitar Nuestra Senora de Candelaria.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe vetë klubi njoftoi lajmin tragjik të vdekjes së lojtarit mëngjesin e sotëm.
Aksidenti ndodhi të hënën gjatë fazës së fundit të ndeshjes kundër FC Andorra në stadiumin Heliodoro Rodriguez Lopez, kur sulmuesi i Tenerifes u përplas me portierin mysafir, Jesus Oëono, ndërsa po kërkonte një top të lirë.
Përplasja detyroi ndeshjen të ndërpritej përfundimisht në minutën e 108-të për të lejuar hyrjen në fushë të shërbimeve mjekësore, të cilat i kushtuan vëmendje lojtarit në fushë përpara se ta evakuonin menjëherë me ambulancë për në spital.
Rotos de dolor, con un nudo en la garganta y sin poder creer que esto sea verdad, desde el CD Tenerife comunicamos el trágico fallecimiento, este martes, día 3 de noviembre de 2026, a las 8:00 horas, de Jesús de Miguel Alameda. No hay palabras de consuelo; no hay absolutamente nada que mitigue este sentimiento repleto de tristeza. Estamos junto a su desolada familia, junto a sus seres queridos, junto a todo el tinerfeñismo que hoy llora por este cruel desenlace. La familia de Jesús de Miguel agradece todas y cada una de las muestras de apoyo recibidas, e igualmente solicita, de corazón, máximo respeto a su privacidad, en estos terribles momentos. 🖤 DEP
— CD Tenerife 🏴 (@CDTOficial) November 3, 2026
Deklarata e klubit Tenerife:
Me dhimbje të thellë, me një pikëllim të papërshkrueshëm dhe ende në pamundësi për ta besuar këtë lajm tragjik, CD Tenerife njofton ndarjen nga jeta të Jesus de Miguel Alameda, e cila ndodhi këtë të martë, më 3 nëntor 2026, në orën 08:00.
Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë në këto momente dhe asgjë që mund ta lehtësojë dhimbjen e madhe që ka përfshirë të gjithë familjen e klubit. Jemi pranë familjarëve të tij të shkatërruar nga kjo humbje, pranë njerëzve të dashur dhe të gjithë tifozëve të Tenerifes, të cilët sot janë të pikëlluar nga ky përfundim tragjik.
Familja e Jesus de Miguel shpreh mirënjohjen për secilin mesazh ngushëllimi dhe mbështetjeje të pranuar, ndërsa njëkohësisht kërkon, me mirëkuptim, respektimin maksimal të privatësisë së saj në këto momente jashtëzakonisht të vështira.
U prehtë në paqe
/Telegrafi/

















































