Këtë të martë në 10:45 është përcaktuar seanca gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.
Burime bëjnë me dije për gazetrain e Syri tv Fatjon Gjinaj se Veliaj nuk do të marrë pjesë por do të përfaqësohet nga mbrojtja, me argumentin që ka parashtruar edhe në të shkuarën se do ta ndiqte fizikisht gjyqin nëse nxirret nga kafazi.
Mësohet se Veliaj i ka dërguar gjykatës një letër, në përmbajtje të të cilës janë shkruar përgjithësisht qëndrimet që ka mbajtur publikisht gjatë 24 orëve të fundit, në lidhje me mesazhet kërcënuese që ai pretendoi se i ka dërguar Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë.
Veliaj i ka kërkuar trupit gjykues që ta lexojë në seancë shkresën me qëllim transparencën dhe vlerësimin ligjor.
© SYRI.net
‘Të ndërpritet represioni’/ Deputeti Grimaldi: Nëse Italia ka eksportuar plumba gome dhe gaz lotsjellës drejt Shqipërisë, ka…
Mafia po ha kokat e veta, por të drejtat e njeriut nuk mund të bëhen pjesë e gostisë
Alimehmeti: Rama, qeveris me banda, sulm Veliajt, por mbron Ballukun dhe ata që do i qëndrojnë pranë në opozitë