Koçiu: Shqipëria u përball me 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike në 9 muaj, 81 në minutë

3 Nëntor 2026 | 10:12

Rreth 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike janë regjistruar ndaj infrastrukturave digjitale të Shqipërisë gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, me një mesatare prej 81 tentativash në minutë. Shifrat u bënë publike nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu gjatë Konferencës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike.

Gjatë fjalës së saj, Koçiu theksoi se siguria kibernetike nuk është thjesht një çështje teknologjike, por lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e institucioneve shtetërore, mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e qytetarëve.

Ajo ngriti shqetësimin për pasojat që mund të sillte një sulm i suksesshëm ndaj sistemeve digjitale, duke paralajmëruar se cenimi i tyre mund të pengojë ofrimin e shërbimeve publike dhe të prekë infrastrukturat kritike të vendit.

“81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë. Ky është ritmi mesatar me të cilin janë përballur infrastrukturat tona digjitale në 9 muajt e parë të këtij viti. Pothuajse 32 milionë në 9 muaj”, deklaroi Koçiu, teksa shtoi se gjysma e sulmeve kanë shënjestruar infrastrukturat kritike

Koçiu u ndal edhe te sulmi i madh kibernetik i vitit 2022 ndaj Shqipërisë, për të cilin autoritetet shqiptare kanë fajësuar Iranin.

Ajo e cilësoi atë ngjarje si një pikë kthese në mënyrën se si vendi trajton sigurinë digjitale, duke theksuar se sulmet kibernetike mund të shkaktojnë pasoja të ngjashme me ato të një agresioni ndaj infrastrukturës fizike.

Sipas saj, sulmi i vitit 2022 tregoi se funksionimi i shtetit mund të vihet në rrezik edhe pa pasur një ndërhyrje fizike në territorin e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Seanca për Veliajn, kryebashkiaku refuzon pjesëmarrjen, shkresë gjykatës: Lexoni letrën që kam nisur

Këtë të martë në 10:45 është përcaktuar seanca gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë. Burime bëjnë me...
09:56 | 03/11/2026

Protesta studentore në ditën e 22-të, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish mëngjesin e kësaj të marte thirrjen për dialog me studentët protestues, duke vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë tavolinën...
08:13 | 03/11/2026

Gjekmarkaj përjashton Qorin nga bashkëpunimi, i ‘shtrin dorën’ Shehajt dhe Lapajt

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur...
22:29 | 02/11/2026